Gazetari korrespodent i Klan Kosovës, Urall Boshnjaku ka bërë të ditur se billbordi me Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin u tentua të largohej në Mitrovicë.
Në emisionin “Kosova Today”, Boshnjaku tha se ky billbord nuk u largua dhe vazhdon të mbetet stoik në qytetin e Mitrovicës, transmeton Klankosova.tv.
“Veteranët kanë dalë ne vendin ku ndodhet billbordi me figurat e Thaçit dhe Veselit, ku kanë penguar zyrtarët për ta larguar të njëjtin”, u shpreh gazetari në Klan Kosova.
I njëjti tha se çështja është zgjidhur paqësisht.
https://www.youtube.com/watch?v=gYy2fKfisTo
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.