Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka njoftuar seështë arrestuar një person me iniciale D.B., i cili prej muajsh ka qenë në kërkim nën dyshimet se ka tentuar ta vrasë djalin e tij.
Ai dyshohet për kryerjen e veprave penale “Vrasja e rëndë në tentativë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
I njëjti me vendim të prokurorit gjendet në mbajtje për 48 orë, transmeton Klankosova.tv.
“ Brenda afatit të paraparë ligjor Prokuroria Themelore në Mitrovicë do të paraqes pranë gjykatës kompetente kërkesë për masën e sigurisë për të pandehurin”, thuhet në njoftimin e kësaj prokurorie, transmeton Klankosova.tv
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.