Një 29-vjeçar është arrestuar nga Policia e Kosovës në fshatin Arllat të Drenasit, pasi dyshohet se ka tentuar të vrasë një person me thikë.
Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:30 të mëngjesit të sotëm, kur policia mori informacion se një person ishte lënduar me mjet të mprehtë.
Viktima, me inicialet R.B., siç u tha, është dërguar menjëherë për trajtim mjekësor, transmeton Klankosova.tv.
“Pas intervistimit, me vendim të prokurorit të shtetit, i njëjti është dërguar në qendrën e mbajtjes, ndaj tij është iniciuar rasti vrasje në tentative”, thuhet tutje në njoftimin e Policisë.
●●●
LESHKRIMI NGA
Lendita Elshani
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.