Një person është arrestuar nga Policia Kufitare në Rinas pasi tentoi të trafikonte armë zjarri nga Shqipëria në Gjermani.
Policia siç ka bërë të ditur, ka sekuestruar një pistoletë me municion luftarak në cilësinë e provës materiale, shkruan A2, transmeton Klankosova.tv.
Bëhet me dije se shtetasi akuzohet për veprën penale “Trafikimi i armëve dhe i municionit”.
●●●
LESHKRIMI NGA
Lendita Elshani
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.