Një person është arrestuar në fshatin Malishevë të Gjilanit, pasi që i njëjti është kapur duke transportuar kafshë ilegalisht.
Në raportin 24-orësh, thuhet se i dyshuari me një kamion ishte duke transportuar dy gjedhe, pa dokumentacion përkatës, transmeton Klankosova.tv.
“Nga zyrtari i AVU-it janë kryer procedurat, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar së bashku me automjetin dhe kafshët”, thotë raporti i PK-së.
●●●
LESHKRIMI NGA
Lendita Elshani
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.