Një incident ka ndodhur sot në Istog, në rrugën "Nëna Tereze", afër tregut të gjelbër, ku dy zyrtarë policorë arrestuan një person të dyshuar në mes të rrugës.
Klankosova.tv ka publikuar pamjet e rastit, ndërsa ka mësuar edhe detaje të reja.
Bazuar në informacionet e para, i dyshuari që u kap kishte tentuar të arratisej, e në pamundësi për të ikur ka nxjerrë një armë.
Në lidhje me rastin, është deklaruar edhe policia përmes zëdhënësit rajonal të Pejës, Fadil Gashi, i cili ka bërë të ditur, se i dyshuari që shihet në video dhe personi që ishte me të, janë shoqëruar në stacion policor.
"Zyrtarët policorë duke përdorur komandat "ndalo policia", kanë arritur t'i lokalizojnë të dyshuarit. Gjatë arrestimit, njëri nga zyrtarët policorë ka pësuar lëndim të lehtë në dorë dhe i njëjti u dërgua për trajtim mjekësor në Qendrën e Mjekësisë Familjare", deklaroi Gashi.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.