Teologia Mihana Goga-Bekteshi ka folur për vlerat e shumta të agjërimit si e ftuar në emisionin “Familja Ime” me Mirjeta Morinën.
“Ne si besimtarë myslimanë t’i praktikojmë ato të mirat e agjërimit, pa dyshim që edhe Pejgamberi Muhammed a.s thotë “Agjëroni sepse në të ka shëndet dhe ka shumë mirësi””.
Teologia kosovare thotë se qëllimi madhor i muajit të shenjtë të Ramazanit është që njerëzit ta përmirësojnë veten e tyre në sjellje dhe në vepra.
“Pejgamberi a.s na drejtohet edhe në një hadith tjetër, që është shumë këshillues, ku thotë se Zoti nuk ka nevojë që ju ta mbani barkun e thatë nëse nuk largoheni prej fjalëve dhe punëve të këqija”.
“Pejgamberi a.s përsëri thotë se, sidomos në Ramazan, por edhe jashtë Ramazanit, ose fol mirë ose hesht. Asnjëherë nuk na jep versionin që të flasim të keqen, dhe nëse dikush në Ramazan të ngacmon ose të thotë një fjalë të keqe ti drejtoju “Unë jam agjërueshëm” dhe kjo mjafton”.
https://www.youtube.com/watch?v=08i1ubDDyFo
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lifestyle dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.