Teologu Avdullah Klinaku thotë se të gjithë duhet ta dënojnë sulmin ndaj gazetarit, Valon Syla.
Klinaku, i ftuar në Info Magazine në Klan Kosova, tha se megjithatë duhet të ketë kujdes se si bëhen kualifikimet pasi nuk dihen motivet e sulmit.
"Besoj që pjesëmarrja dhe organizimi i debateve të tilla në një kohë kur nisë me u polarizu një pjesë e shoqërisë është me ndjeshmëri të madhe, nuk është e udhës me i shërby një shoqërie që polarizzon mendimin veprimin dhe sjelljen ndaj njëri-tjetrit".
"Kur u bë publik sulmi ndaj Sylës, mendoj që parimisht duhet të gjithë të jemi kundër çdo dhune që ushtrohet ndaj dikujt për shkak të bindjeve të tij. Por, duhet të ketë kujdes edhe në mënyrën e kualifikimeve që bëhen për shkak se ne nuk e kemi një raport zyrtar se mbi cilin motiv u bë sulmi të njëjtën kohë ata që kanë kryer këtë sulm se çfarë përfaqësojnë dhe mbi çfarë motivi e kryen sulmin" u shpreh Klinaku.
https://www.youtube.com/watch?v=1b0KMVkWFk0
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
●●●
NSHKRIMI NGA
NP
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.