232 vjetori i Teqesë Bektashiane u shënua të enjten në Gjakovë.
Në këtë qytet u bënë bashkë udhëheqës të feve e tarikateve të ndryshme.
Për nderim të kësaj dite nga Tirana erdhi edhe kreu i Kryegjyshatës Botërore Bektashiane, Haxhi Dedebaba Edmond Brahimaj. Kryegjyshit i pëlqeu pjesëmarrja e gjithë përfaqësuesve, teksa bëri thirrje për të rinjt ta duan atdheun.
Në këtë frymë foli edhe i pari i protestantëve, por edhe ipeshkvi i Kosovës, që sipas tij populli shqiptar i ka dhënë bukuri feve.
Mesazhe uniteti dërgoi edhe kryeimami i Gjakovës.
Këtë 14 korrik kur është edhe 15 vjetori i rindërtimit të teqesë, u theksua se këtu nuk ka dallime.
Me këtë rast, u kërkua që komuniteti bektashi të njihet zyrtarisht ne Kosovë me të drejta të plota. E në fund pati edhe një ekspozitë me fotografi për teqen e vjetër të Gjakovës.
https://youtu.be/wKLCGjpl5TM
●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.