Terapia seksuale është një lloj bisede që synon të ndihmojë çiftet të zgjidhin një sërë çështjesh seksuale, nga faktorët psikologjik dhe personal e deri te pengesat mjekësore.
Autori i “Love Worth Making”, Stephen Snyder tha se gjëja e parë që dikush që merret me seks duhet të dijë është kjo ka të bëjë me më shumë sesa thjesht seks.
"Çiftet më të lumtura kënaqen dhe emocionohet kur janë bashkë edhe kur nuk bëjnë seks” tha Dr.Snyder.
Veshja erotike, sipas këtij eksperi është shumë e rëndësishme, shkruan The Independent, transmeton Klankosova.tv.
“Veshje e bukur, por patjetër erotike ”, shtoi ai.
Puthjet dhe ledhatimet, pa synuar që ato mund të çojnë në seks, sipas ekspertit kanë shumë domethënie për marrëdhënien e një çifti.
Sipas një studimi të vitit 2017 të botuar në The Journal of Sex and Marital Therapy, 37 përqind e grave amerikane kërkojnë stimulim për të përjetuar orgazmën, krahasuar me vetëm 18 përqind të grave që thanë se nuk u duhet një gjë e tillë.
Ndërkaq, studimi tjetër zbuloi se burrat arrijnë orgazmën 85 përqind të kohës.
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lifestyle dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.