Piku i ditës së mërkurë e zuri të zbrazët hapësirën para komunës së Leposaviqit, ku zakonisht qëndrojnë protestuesit serbë, që nga 29 maji. Rrjedhimisht, pati pak të KFOR-it që po qëndrojnë jashtë, në temperatura të larta verore.
Njësoj rrinin edhe disa kolegë të tyre në Zveçan, ku për dallim, ka protestues.
Pjesë e këtyre të fundit ishte edhe kreu i Listës Serbe, Goran Rakiq. Ky nuk deshi ta komentojë gatishmërinë e qeverisë për shtensionim të situatës, siç u mor vesh me Bashkimin Evropian, pasi tha se nuk ka marrë asnjë komunikim zyrtar për këtë. Megjithatë, qëndron kërkesa e Listës Serbe se nga objektet komunale veriore duhet të largohen të gjitha njësitet speciale të policisë.
Qeveria në Prishtinë ka thënë se, si hap i parë, është e gatshme ta ul prezencën e forcave të rendit dhe rreth komunave, fillimisht për 25%.
Mirëpo në Zveçan e Leposaviq, forcat policore nuk janë të dukshme rreth ndërtesave, të cilat i ruan KFOR-i. Kurse brenda tyre, ka policë. Pak më ndryshe është në Zubin Potok, ku njësitet e rendit shihen të vendosura në hyrje të komunës. Por edhe këtu, perimetrin e gjerë e ruajnë forcat e NATO-s.
Plani i deeskalimit nuk e prek patrullimin në pjesët tjera të këtyre komunave me shumicë serbe.
Kohët e fundit, policia ka shtuar trupat te objektet komunale apo në zona tjera të veriut, varësisht nga niveli i tensioneve, sidomos në raste të arrestimeve të fundit të serbëve të dyshuar për dhunë gjatë protestave.
Kronikë e zgjeruar nga gazetari Haris Ademi.
Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.
BONUS: Merreni aplikacionin tonë në
Android dhe
iOS.
https://www.youtube.com/watch?v=mBELAhzXpm8
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.