Në Xhaminë e Madhe të kryeqytetit u shënua manifestimi qendror i Kurban Bajramit.
Myftiu Naim Tërnava, pos thirrjeve dhe mesazheve të zakonshme për paqe, dashuri dhe harmoni, kësaj here kohën ia dedikoi edhe politikës për situatën në veri e sigurisë në vend, raporton Klan Kosova.
Kleriku Tërnava apeloi Qeverinë e Kosovës dhe bashkësinë ndërkombëtare që të angazhohen edhe më shumë në shtensionim të situatës, përmes dialogut.
"Qeveria dhe institucionet ndërkombëtare duhet të kontribuojnë edhe më shumë, në të gjitha mundësitë e tyre në shtensionim të situatës dhe uljen e tensioneve. Të gjitha problemet duhet të zgjidhen përmes dialogut, larg nga përdorimi i dhunës", deklaroi, Myftiu Naim Tërnava.
Kreu i Bashkësisë Islame theksoi rëndësinë e respektimit të Kushtetues dhe amanetin e të rënëve.
Tërnava tregoi se në vendet e shenjta sot janë 1600 qytetarë nga Kosova, të cilët iu janë bashkangjitur lutjeve ndaj Zotit, për një të ardhme sa më të mirë për të gjithë njerëzit pa dallim.
Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber
BONUS: Merreni aplikacionin tonë në
Android dhe
iOS
https://www.youtube.com/watch?v=64litEXRiyo
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.