Tesla ka sjellë modelin e shumëpritur Model 3 – makinë elektrike, ajo është makina që do të prodhohet me koston më të ulët deri më sot.
Shefi ekzekutiv i kompanisë, Elon Musk ka thënë se kjo makinë do të ketë pesë ulëse, kurse çmimi i saj do të 35 mijë dollarë.
Kurse distanca që mund të kalohet me një mbushje të saj arrin në 346 kilometra.
Synim i kompanisë është që të prodhojë 500 mijë automjete të tilla, pasi që prodhimi është ngritur me shpejtësi.
Dërgesat e para të veturave do të bëhen në fillim të vitit 2017 dhe do të orientohet nëpër disa vende, fillimisht në Britani të Madhe, Irlandë, Brazil, Indi, Kinë dhe Zelandë të re, transmeton Klan Kosova.
●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek tech & auto dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.