Aplikacioni i ri për Apple Watch ndihmon përdoruesit e makinave Tesla Model S të kontrollojnë automjetet nëpërmjet orës së Apple-it. Aplikacioni quhet “Remote S” dhe është zhvilluar nga Allen Wong.
Aplikacioni mund të kryejë një kryejë një sërë detyrash, si të ndezë dritat e makinës, të hapë apo mbyll dyert, mund të kontrollojë pjesën e sipërme të makinës, të ndryshojë temperaturën brenda në makinë dhe të kontrollojë baterinë e makinës. Për më shumë ky sistem do të lejojë përdoruesit e Apple Watch që të ndezin makinën.
Remote S nuk është certifikuar akoma, megjithatë është paraqitur tek Apple App Store për aprovim. Apple Watch është tani në shitje, ku çmimi fillon nga 349 dollarë.
https://www.youtube.com/watch?v=j-Sqki-J8ZM
●●●
KSHKRIMI NGA
KLANKOSOVA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek tech & auto dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.