Makinat elektrike të Tesla Motors nuk janë edhe aq të lira. Klientët duhet të shpenzojnë mbi 90000 dollarë për një makinë të re. Për t’i bërë më qasshme, prodhuesi amerikan ka vendosur të shesë në internet makina të përdorura për një çmim më të lirë. Tesla po i shet ato direkt nga
uebsajti i saj.
Çmimet për makinat e reja Tesla Model S fillojnë nga 75 mijë dollar deri në 105 mijë dollarë. Ndërsa çmimet për makiat e përdorura fillojnë nga 60 mijë dollar deri në 100 mijë dollarë. Makinat janë prodhuar para afër 3 viteve.
●●●
KSHKRIMI NGA
KLANKOSOVA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek tech & auto dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.