Tetë orë punë për çdo kënd e pa dallim. Ky rregull i ri për orarin e punës i miratuar së fundmi nga ShSKUK për stafin shëndetësor, doli se ka shumë parregullsi.
Dyshimet e ngritura nga Federata Sindikale e Shëndetësisë të cilët kishin reaguar tek pas interesimit të Klan Kosovës në shtator, tashmë kanë marrë epilog edhe nga Inspketorati i Punës.
Ky institucion ka vlerësuar që ky vendim është në kundërshtim me Ligjin për Siguri dhe shëndet në punë, si dhe Ligjin e Punës për profilet e caktuara me rrezikshmëri.
Inspektorati i Punës nga inspkektimet e kryera në fund të shtatorit, ShSKUK-së i ka dhënë afat kohor prej 30 ditësh t'i bëjë ndryshimet e kërkuara, në mes tjerash edhe këto.
ShSKUK nuk i është përgjigjur televizionit pas pranimit të raportit të Inspketoratit megjithatë në raportimin e kaluar kishte bërë me dije se bashkë me Qendrën Kombëtare të Mjekësisës së Punës, secili drejtor klinike, spitali apo njësie do të marrë vendim individual për rrezikshmëri për të punësuarit.
Derisa, rregullorja e orarit të punës për zyrtarët publikë e qartëson se profilet që kanë rrezikshmëri në vendin e punës dhe gëzojnë orar të shkurtuar, të njëjtit nuk mund të punojnë dhe të kryejnë detyrat të njëjta jashtë orarit të punës - e nëse ndodhë kjo ata do të gjobiten./Klankosova.tv
https://www.youtube.com/watch?v=ld-4aq3MGQw
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.