58 pacientë të infektuar me COVID-19 janë duke u trajtuar në Spitalin e Pejës.
31 prej tyre janë në oksigjenoterapi.
Tetë të tjerë janë në gjendje më të rëndë shëndetësore.
Ndërkaq një pacient është në respirator.
"58 pacientë janë duke u trajtuar aktualisht në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve: 31 pacientë janë në Oksigjeno terapi ndërsa nga këta 8 pacientë janë në gjendje më të rëndë, ndërsa 1 pacientë është në Respirator (CPAP)".
Tutje në njoftim thuhet se 564 pacientë kanë marrë trajtim gjatë vikendit.
"Përndryshe gjatë vikendit të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 564 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë, pacientë dhe nga këta 50 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm".
"13 lindje kanë qenë gjatë vikendit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 9 normale dhe 4 me prerje cezariane. Kanë lindur 14 foshnje, 6 të gjinisë mashkullore dhe 8 të gjinisë femërore, ngase një lindje ka qenë binjake. 447 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 4 mijë e 886 analiza, ndërsa janë kryer 13 operacione".
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.