Qyteti i Korçës gjatë ditës së djeshme kishte 20 persona pozitivë me COVID-19, ku tetë prej tyre raportohen të jenë nga burgu i sigurisë së lartë në Drenovë.
Të infektuarit janë transportuar në burgun e Tiranës si shenj izolimi për mos përhapjen e virusit në Drenovë, por edhe për të qenë më pranë një trajtimi mjekësor më të specializuar, njofton Korça Report, transmeton Klan Kosova.
Edhe më parë në këtë burg është raportuar për persona pozitivë me COVID-19, por që gjitha zërat ishin përgënjeshtruar ose janë trajtuar në heshtje për të mos alarmuar më tej gjendjen në këtë institucion të vuajtjes së dënimeve.
●●●
VISHKRIMI NGA
V I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.