Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka publikuar rezultatet e testimeve për COVID-19 gjatë 24 orëve.
IKSHPK bën të ditur se janë tetë të vdekur si pasojë e infektimit me koronavirus.
Numri i përgjithshëm i rasteve të vdekjes ka shkuar në 705.
Njoftimi i plotë:
1621 TESTIME, 81 TË SHËRUAR DHE 334 RASTE ME COVID-19!
Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.621 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 334 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar tetë raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.
Numri total i rasteve pozitive është 20.989 raste nga 98.769 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 705 raste të vdekjes.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 81 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 15.722 raste, kurse numri i rasteve aktive është 4.562.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.