Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se takimi i sotëm në SHBA me zëvendëspresidentin, Mike Pence do të shënojë fazë të re të marrëdhënieve bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Amerikës.
Thaçi tha në takim me Pencen se do ta kërkojë përfshirjen e drejtpërdrejt të SHBA-së në dialogun Kosovë-Serbi. “Unë do të kem takim në Shtëpinë e Bardhë me zëvendëspresidentin Pence nga i cili do të kërkojë vazhdimin e mbështetjes amerikane për forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar, për zhvillimin ekonomik të Kosovës dhe procesin e integrimeve euroatlantike”, tha Thaçi në një intervistë për RTK-në.
Sipas tij me këtë takim është një foksum ndaj Ballkanit. “Mbi 95 përqind e Kosovarëve janë për integrim në strukturat euroatlantike”, tha ai.
Kreu i shtetit foli edhe për takimin që ka pasur me Papa Françeskun, me të cilin ka diskutuar për Kosovën dhe rajonin.
“Unë i kërkova Papa Papa Franceskut që Vatikani të njeh Kosovën”, tha ai në një intervistë për RTK-në. Thaçi bëri me dije se ka ftuar Papën që të vizitojë Kosovën.
Ai tha se ka marrë mbështetje nga Vatikani për të pasur paqe dhe bashkëpunim të Kosovës me vendet e rajonit.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek uncategorized dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.