Janet Planet nga Confidence Man e ka konfirmuar se Noel Gallagher dhe The Edge do të jenë pjesë e albumit të ri të dyshes australiane.
Më 2019, Gallagher kishte thënë për BBC Radio 1 se kishte qenë pjesë e një ahengu me The Edge dhe Confidence Man, dhe ahengu kishte përfunduar me grindjen e Gallagherit me fqinjët e duos, si pasojë e zhurmës së madhe që vinte nga ahengu.
“Noel dhe The Edge janë të fshehur diku në këtë incizim”, është përgjigjur ajo.
“Nuk duhet të flas për këtë. Duhet të bëni hulumtime nëpër komentet në YouTube”.
https://www.youtube.com/watch?v=V1Gs64Oh-tM
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.