Lenovo laVie Z, peshon vetëm 0.87 kg, është 13 inch dhe për llojin e vet, është loptop-i më i lehtë në botë. Është aq i lehtë, sa do të ju bëjë të dyshoni nëse ka diçka të integruar në të.
Duke qenë se edhe bateria kontribuon që një loptop të peshojë më shumë, Lenovo është kujdesur që të integrojë një bateri e cila peshon shumë pak.
Seria e re e loptop-ëve nga kjo kompani, ka IGZO (indium galium zinc oxide), e cila e rrit efikasitetin në mënyrën se si drita depërton në LCD. Për shkak se këtij ekrani nuk i duhet shumë bateri për të arritur të njëjtin shkëlqim si panele të tjera me rezolucion të lartë, Lenovo ka qenë në gjendje që të përdorë një bateri të vogël për Z LaVie se sa ajo që do të ishte e nevojshme me një ekran tipik SPI.
I vetmi konkurrent në treg për Lenovo LaVie është Surface Pro 3. Madje edhe Apple Mac Book 12, është më i rëndë se Lenovo LaVie.
●●●
DLSHKRIMI NGA
Donika Lamaxhema
Editorial nga Klan Kosova — ndjek tech & auto dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.