Kosovarët hidhen guximshëm në garën e parvjetshme të kërcimeve në ujë, shkruan në numrin e sotëm gazeta britanike The Telegraph, transmeton Klan Kosova.
Gara nga lartësitë është zhvilluar në Kosovë të dielën – një traditë e cila vazhdimisht po merr më shumë vëmendje pasi u ndërpre gjatë luftës së vitit 1998-99.

Me rreth 60 vjet traditë të organizimit, kjo garë kishte mbledhur qindra spektatorë të cilët ishin ulur në brigjet e lumit Drini i Bardhë për t’i parë 20 konkurrentët duke garuar për çmimin e parë.
Secili prej tyre u hodh nga ura 22 metërshe quajtur Ura e Fshenjtë.
Fitues i garës ishte 28 vjecari Florit Gashi i cili fitoi edhe 500 eruo.
●●●
DLSHKRIMI NGA
Donika Lamaxhema
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.