Ylli i muzikës pop The Weeknd u detyrua të anulojë shfaqjen e së shtunës në Los Anxhelos, pasi humbi zërin.
“Zëri më humbi gjatë këngës së parë dhe jam i shkatërruar”, shkroi ai në Twitter.
"Ndjeva që shkoi dhe zemra ime ra. Kërkoj ndjesën më të thellë për fansat e mi këtu. Unë premtoj se do t'jua kompensoj me një datë të re", ka shtuar ai.
Rreth 70 mijë tifozë ishin mbledhur për shfaqjen në stadiumin SoFi.
Artisti 32-vjeçar ishte në mes të këngës “Can't Feel My Face” kur humbi zërin dhe ndaloi shfaqjen, përcjell Klankosova.tv
"Nuk mund t'ju jap koncertin që dua t'ju jap", i tha ai turmës.
"Unë do të sigurohem që të gjithë të jenë mirë, do t'ju kthejnë paratë tuaja dhe do të bëj një shfaqje të vërtetë së shpejti për ju njerëz, por doja të dilja dhe të kërkoja falje personalisht dhe të mos e postoja në Twitter ose në Instagram. Doja që ju të dini që nuk mund të ju jap atë që dua të ju jap. Kërkoj falje. Më vjen shumë keq".
Fituesi i Grammy-t është i njohur edhe për këngët e tij hit "Earned It", "The Hills", "Blinding Lights", "Heartless", "Save Your Tears", "Take My Breath" dhe "Sacrifice".
●●●
ASHKRIMI NGA
A.B
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.