Tre persona janë arrestuar në operacionin policor "The Wrong Meeting" në Durrës.
6.2 kilogramë marihuanë janë kapur në këtë aksion, shkruan
Top Channel transmeton Klankosova.tv.
Po ashtu janë gjetur dhe konfiskuar edhe një pistoletë, një sasi municioni luftarak, dy jelekë antiplumb, si dhe pajisje për përshtatjen e ambientit për kultivimin e bimëve narkotike me anë të llambave.
Përveç këtyre, janë konfiskuar edhe dy automjete dhe gjashtë celularë, transmeton Klankosova.tv.
Në këtë operacion në kërkim janë shpallur edhe dy të dyshuar të tjerë.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.