“Bajar Berisha Stipendium”, është një bursë dedikuar studentëve shqiptarë që studiojnë në Gjermani, e cila është themeluar së fundmi.
Është shqiptarja, Elbenita Kajtazi, që ka shprehur gëzimin e saj për hapjen e kësaj burse, transmeton KlanKosova.tv.
“Një ëndërr e imja e kamotshme morri jetë mbrëmë”, ka shkruar ajo.
“Ka dhjetë vite që jetoj dhe veproj në Gjermani dhe gjatë kësaj kohe kam ndihmuar dhe përkrahur studentë të ndryshëm, që sot edhe bëjnë karrierë nëpër botë. Këtë përkrahje mendova ta vazhdoj përmes themelimit të një burse për studentë shqiptarë nga të gjitha trojet tona, të cilët studiojnë në një nga degët e arteve të bukura në Gjermani”.
“Si falënderim dhe mirënjohje për mbështetjen e pakursyer që kam marrë nga profesori dhe dirigjenti ynë i mirënjohur Bajar Berisha, kam vendosur që bursën ta emërtoj ‘Bajar Berisha Stipendium’”.
Ajo më tej ka treguar se nga nata e parë janë mbledhur 14 mijë euro, derisa fitues i edicionit të parë ka qenë kontrabasisti, Fitim Ukiqi.
Kajtazi ka thënë se ditëve në vijim do të shpalosë më shumë detaje për projektin e saj.
●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.