Prej sot, sistemit sportiv në Kosovë i është shtuar edhe një institucion – Federata e Badmintonit.
Synimi kryesor i saj do të jetë popullarizimi i këtij sporti interesant në vendin tonë dhe organizimi i klubeve dhe garave, me fokus të veçantë në identifikimin e talenteve tek gjeneratat e reja, njofton Klan Kosova.
Kryetar i Federatës u zgjodh Profesor Jeton Nebiu, nënkryetar Lulzim Haziri, kurse anëtarë të bordit: Blerim Sylejmani, Arlind Hajdari, Agron Sheremeti dhe Afrim Morina.
Badmintoni është sport olimpik.

https://www.youtube.com/watch?v=-4d9n-8BPdU
https://www.youtube.com/watch?v=ULiuCfpppis
●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.