Kampionia e dyfishtë në Wimbeldon, Petra Kvitova ka thënë që është me fat që është e gjallë pas një sulmi potencialisht të dëmshëm për karrierën e saj, i cili ndodhi në shtëpinë e saj ditën e martë, transmeton Klan Kosova.
Kvitova, 26 vjeçare, është trajtuar për disa plagë në katër gishtërinjtë në dorën e saj të majtë.
Incidenti, i cili është përshkruar si vjedhje, ka ndodhur në Prostejov, në Republikën Ceke.
Sipas publicistit të saj, sulmi ishte i rëndomtë nuk ishte i qëllimshëm ndaj Kvitova.
●●●
ASHKRIMI NGA
A.B
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.