Një person raportohet se është therur me thikë të dielën e 8 marsit në Drenas.
Sipas njoftimit të policisë, i dyshuari është arrestuar, ndërsa viktima ka pranuar tretman mjekësor në QKUK, transmeton Klankosova.tv.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se ka sulmuar fizikisht me mjet të mprehtë/thikë viktimën mashkull kosovar. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK , ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, ka njoftuar Policia e Kosovës.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.