Një burrë është arrestuar në rrugën “Nënë Terezë” në Pejë, nën dyshimin se kishte therur me thikë një person.
Sipas policisë, viktima është dërguar për tretman mjekësor, derisa me i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, transmeton Klankosova.tv.
Rasti raportohet të ketë ndodhur pasditen e së shtunës, rreth orës 17:20.
“Është arrestuar i dyshuari m/k, pasi që kishte therur me thikë viktimën m/k. Viktima është dërguar në për tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.