Pat Stay ka vdekur.
Reperi i njohur ndërroi jetë në moshën 36 vjeçare pas një goditjeje me thikë të dielën në mëngjes në qendër të qytetit Halifax në Nova Scotia, Kanada.
Policia nuk e kishte konfirmuar ende identitetin e tij, por vëllai i tij, Pete Stay, konfirmoi vdekjen për CBC, përmes TMZ, transmeton Klankosova.tv.
Autoritetet u përgjigjën pas mesnate dhe Pat u dërgua në spital. Ai më vonë vdiq nga plagët e tij. Nuk ka ende të arrestuar për therjen me thikë.
https://www.youtube.com/watch?v=pymF9Yah-CE&feature=emb_title
●●●
VSHKRIMI NGA
V.R.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.