Një punishte vere në Spanjën veriore po vjetëron shishet me verë duke i hedhur ato në fund të oqeanit.
Ata thanë se ujërat e kripura të Atlantikut, u japin verërave një aromë unike.
Mund të thuhet se në fund të oqeanit, ka një thesar të pazakontë të fshehur.

Ato janë shishet e verës që lihen të vjetërohen, mes rrymave të vrullshme dhe jetës detare, shkruan Associated Press, transmeton Klankosova.tv.
Kjo ishte ideja e sipërmarrësit Borja Saracho, i cili vuri re se shishet e verës të nxjerra nga mbytjet e anijeve shiten me çmime të larta në ankand.
Kështu, në vitin 2010, ai filloi një projekt kërkimor për të testuar nëse oqeani mund ta ndryshonte verën për mirë.
Ekspertët u ftuan të provonin shishe të vjetruara në det dhe t'i krahasonin ato të lëna për t'u vjetëruar në tokë.


●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.