Një letër nga Lozana erdhi në zyrën e Besim Hasanit në Prishtinë.
Përmes këtij dokumenti të nënshkruar nga kryetari i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, Thomas Bach, kreut të komitetit kosovar po i bëhet ftesë zyrtare për pjesëmarrje të garuesve të këtushëm në olimpiadën e Rios vitin e ardhshëm, njofton Klan Kosova.
Kjo e gëzoi fort kryetarin e institucionit më të lartë sportiv në vend.
E ky lajm vjen tamam, në kohën kur Hasani e pranoi edhe një tjetër, po ashtu të mirë.
Pos xhudistes Majlinda Kelmendi, Kosovën në Rio do ta përfaqësoj edhe shenjëtarja Urata Rama, e cila një ditë më parë e plotësoi normën olimpike në kampionatin botëror që po zhvillohet në Azerbejxhan.
Kronikë nga Naim Selmani.
https://www.youtube.com/watch?v=22TXJU3imcg
●●●
ABSHKRIMI NGA
A. BA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.