Dy burra nga Idaho kanë thyer rekordin botëror Guinness teksa njëri përdori dy duart për të hedhur kokoshka dhe tjetri i kapte me gojën e tij.
David Rush, i cili ka thyer më shumë se 150 rekorde Guinness për të promovuar edukimin STEM, u bashkua me fqinjin Jonathan Hannon, për të thyer rekordin në më së shumti kokoshka të hedhura dhe më pas të kapura me gojë brenda një minute.
Këta burra arritën të kapin 54 kokoshka në një minutë, duke e mundur rekordin e mëparshëm prej 37 copave, i cili u vendos më 2016 nga Ashrita Furman dhe Bipin Larkin.
Rush tha se pjesa më e vështirë ishte parashikimi se në cilin drejtim do të shkonin kokoshkat e lehta kur hidheshin. Ai tha po ashtu se patën edhe disa prej tyre të hedhura poshtë.
https://www.youtube.com/watch?v=0Hl0oYuaftU&feature=emb_title
●●●
EVSHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.