Një ylber mund të jetë një pamje e mahnitshme, por për shumicën e njerëzve ky është gjithashtu moment mjaft i shkurtër.
Por javën e kaluar, profesorët dhe studentët e Universitetit të Kulturës kineze në malet e Taipeit e trajtuan një ylber për të cilin thanë se zgjati nëntë orë, njofton Klan Kosova.
"Ishte e mahnitshme ... Ndjehej si një dhuratë nga qielli ... Është kaq e rrallë!", tha Chou Kun-hsuan, një profesor në Departamentin e Shkencave Atmosferike të Universitetit.
Prof Chou dhe një profesor i dytë, Liu Ching-huang, udhëhoqën përpjekjet për të dokumentuar ylberin me ndihmën e studentëve të departamentit dhe të komunitetit të kampusit.
https://www.youtube.com/watch?v=SAftlBV0yQE
●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.