Gjatë ceremonisë së mbrëmshme të ndarjes së çmimeve MTV Europe Music Awards 2022, si kurrë më parë u vu re një pjesëmarrje e artisteve shqiptare, përfshirë Rita Orën, Bebe Rexhen, Ava Max e Loredanën.
Madje, Ora ishte edhe nikoqire e evenimentit, ku ndërsa po zhvillonte një lojë në skenën gjigante të MTV EMA bashkë me këngëtaren, Bebe Rexha, ylli i hitit “Shine ya light” nuk hezitoi t’i shfaqë rrënjët e saj puro shqiptare, njofton Klankosova.tv
“Ti je motra ime shqiptare”, iu drejtua Rita, Bebe Rexhës në mes të të gjithë të pranishmëve në evenimentin i cili u mbajt në në Dusseldorf të Gjermanisë.
Në anën tjetër, këngëtarja shqiptare Dua Lipa po ashtu ishte pjesë e nominimeve të MTV EMA, veç se ajo nuk morri pjesë në eveniment për shkak të angazhimeve në turneun e saj botëror “Future Nostalgia”.
●●●
NLSHKRIMI NGA
N LL
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.