Shumë tifozë të futbollit dolën 30 ditë më herët në Doha të Katarit, për të shënuar 30 ditët e fundit para nisjes së Kampionatit Botëror të Futbollit.
Pavarësisht se Kombëtarja e Indisë nuk u kualifikua, aty u panë goxha indianë, fort të emocionuar, njofton Klan Kosova.
Kupa e Botës kudo që mbahet, mbledh miliona tifozë, derisa udhëtimi për ta nuk është edhe i lehtë.
Tifozët e Tunizisë u mblodhën gjithashtu për të festuar për reprezentacionin e tyre, i cili do të garojë në finalet e Kupës së Botës, për të gjashtën herë.
Rreth 1.2 milionë vizitorë priten të jenë në Katar ngjarjen më të madhe të futbollit në botë.
https://www.youtube.com/watch?v=QBGp2butE5k
●●●
LISHKRIMI NGA
L I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.