Shumë tifozë ia mësynë stadiumit “Fadil Vokrri” dy orë para duelit që nis në orën 20:00 mes kampionit të Kosovës në futboll Ballkanit dhe skuadrës nga Maqedonia e Veriut, Shkupi.
Nga ndeshja e parë si mysafirë, suharekasit gëzojnë epërsinë 2-1. Ky rezultat iu jep shpresë edhe tifozëve Xhebrailat, për kualifikim në fazën e grupeve në Ligën e Konferencës.
Në këtë përballje që do të tubojë mbi 12 mijë tifozë, pasi të gjitha biletat janë shitur në kohë rekorde, 700 nga ta do të jenë shkupjanë.
Fituesi i këtij dueli, pos që do të luajë në kompeticionin e tretë më të mirë në Evropë, do të arkëtojë edhe rreth 3 milionë euro të hyra.
https://www.youtube.com/watch?v=a2G_082IfgI
klankosova.tv
●●●
HSHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.