Tifozi i Chelseat Roland Hall, ka treguar se ka dashuri tepër të madhe ndaj futbollit.
Ai e ka shndërruar sallonin e tij në fushë futbolli të vogël për fëmijët.
Hall i ka futur dy porta të vogla, top futbolli dhe gjëra të tjera që i përket një fushe.
Të gjitha këto ai i bëri me vetëm 350 funta, raporton The Sun përcjell Klan Kosova.
"Unë këtë fushë e kam quajtur ‘Frank Lampard’, në përkrahje të tij dhe kujtim për të sa ishte te Chelsea. Fëmijët e mi e duan futbollin dhe pandemia ia ndaloi atyre të luajnë me ekipet e tyre, andaj u detyrova ta bëjë këtë fushë në sallonin tim të ndejës".
●●●
A
SHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.