Tiger Woods ka lëshuar një deklaratë në lidhje me vdekjen e legjendës së golfit, mikut të tij të sportit, Arnold Palmer.
“Faleminderit Arnold për miqësinë tënde, dhe për shumë të qeshura. Është e vështirë të imagjinohet një golf pa ju”, ka shkruar Tiger në Twitter, transmeton Klan Kosova.
Tiger dhe Arnold e kanë njohur njëri-tjetrin për vite me radhë dhe shpesh janë fotografuar së bashku në ngjarjet e mëdha të golfit.
●●●
VSHKRIMI NGA
V.R.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.