Lajmet e fundit

15 herë kampioni i golfit iu nënshtrua një operacioni në pjesën e poshtme të këmbës së djathtë pasi pas aksidentit kishte dëmtime në këmbë dhe kyçin e këmbës, raporton BBC, transmeton Klan Kosova.
Makina e Woods kishte dalë nga rruga derisa po lëvizte në shpejtësi prej 135km në orë dhe u rrokullis disa herë gjatë aksidentit që ndodhi në Kaliforni.
Ish-kampioni numër një i botës në “Master”, për të cilin policia tha se ishte "me fat që ishte gjallë" pas aksidentit më 23 shkurt, ishte i vetmi person në automjetin e tij dhe kishte të vendosur rripin e sigurimit.