Timothee Chalamet do ta luajë rolin e këngetarit legjendar, Bob Dylan, në filmin “A Complete Unknown” të regjisorit James Mangold.
Ndërkaq, ai së fundmi ka zbuluar për GQ-në që po ushtron me ndihmën e ekipit të Austin Butlerit, që e ndihmoi këtë të fundit ta luajë rolin e Elvis Presleyt.
“Unë në fakt jam duke punuar me tërë ekipin e tij te Elvisi për përgatitjet e mia për Dylanin”, ka thënë Chalamet.
“Është një trajner i mrekullueshëm i dialektit me emrin Tim Monich. Trajneri i vokalit, Eric Vetro. Trajnerja e lëvizjeve, Polly Bennett”.
“Pashë se si Butleri iu përkushtua krejt kësaj, dhe e kuptova që duhet ta ngreh nivelin”.
https://www.youtube.com/watch?v=gGsVm3_TWPY
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.