Tirana e qetë pas mbylljeve të vendvotimeve.
Kështu ka deklaruar gazetarja Amantina Hasani, e cila shton se herë pas here shihen patrulla të policisë, porse vendi është vetëm në pritje të rezultateve të kutive të votimit, që u mbyllën në ora 19:00, transmeton Klankosova.tv.
"Tirana është e qetë. Në fakt po vërehen herë pas herë parulla të policisë, por nuk është që po shihet ndonjë simpatizantë i ndonjë partie, qoftë e Partisë Demokratike, ose Socialiste, apo edhe partive më të vogla. Vendi është i qetë, ndërsa janë ende në pritje të rezultateve të kutive që u mbyllën në ora 19:00", tha Hasani për emisionin "Rubikon".
https://www.youtube.com/watch?v=WYDZwZng21E
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.