Guinness World Records po e shqyrton titullin për qenin më të vjetër në botë, i cili iu dha një qeni portugez, pasi u ngritën pyetje për moshën e tij.
Bobi, një Rafeiro do Alentejo, racë bagëtish, thuhet se ishte 30 vjeç e 266 ditë në shkurt kur Rekordet Botërore Guinness e njohën atë si qenin më të vjetër të gjallë në botë dhe qenin më të vjetër ndonjëherë. Ai vdiq në tetor pasi festoi ditëlindjen e tij të 31-të në maj.
Por Guinness World Records po shqyrton rekordet pasi u ngritën pyetje rreth moshës së Bobit.
Mosha e qenit ishte konfirmuar përmes një regjistrimi të vitit 1992 në Shërbimin Mjekësor Veterinar të Komunës Leiria dhe në bazën e të dhënave portugeze të kafshëve shtëpiake SIAC.
Por disa veterinerë ishin skeptikë.
"Asnjë nga kolegët e mi veterinerë nuk beson se Bobi ishte në të vërtetë 31 vjeç", tha për The Guardian Danny Chambers, veteriner dhe anëtar i këshillit të Kolegjit Mbretëror të Kirurgëve Veterinarë.
Eurico Cabral, koordinator në SIAC, konfirmoi për Wired se Bobi ishte regjistruar më 3 korrik 2022 dhe se pronari i qenit deklaroi se ai kishte lindur në vitin 1992. Por Cabral tha se SIAC as nuk mund ta konfirmonte dhe as mohonte moshën e qenit.
Të tjerë vunë folën rreth fotove të Bobit kur ai ishte më i ri, duke vënë në dukje se leshi i tij dukej ndryshe dhe duke pyetur nëse ishte i njëjti qen. Sheila Schmutz, profesoreshë e shkencës së kafshëve dhe shpendëve në Universitetin e Saskatchewan, tha se nuk është "absolutisht e qartë" nëse fotot janë të të njëjtit qen.
Guinness World Records ka pezulluar përkohësisht aplikimet për qenin më të vjetër që jeton dhe qenin më të vjetër ndonjëherë, ndërkohë që shqyrtimi i tij është në vazhdim. Ndërkohë, Bobi është ende i listuar në faqen e internetit të organizatës.
"Ne jemi të vetëdijshëm për pyetjet që lidhen me legjitimitetin e rekordit dhe po i shqyrtojmë ato," tha Alina Polianskaya, zëdhënëse e Rekordeve Botërore Guinness.
https://www.youtube.com/watch?v=SIwcB56x2ek
●●●
EVSHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek të tjera dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.