Aeroporti i Munihut u mbyll përsëri të premten në mbrëmje, kur një alarm për dron u lëshua përsëri pas atij të
2 tetorit, dhe policia konfirmoi dy dronë gjatë natës.
Derisa gjatë mëngjesit të sotëm, siç njoftojnë disa faqe të internetit të Aeroportit të Munihut, fluturimet e para tashmë kanë filluar, me aeroplanin e parë që është ngritur në orën 7 të mëngjesit.
Megjithatë, siç raporton Bild, shumë fluturime janë anuluar përsëri, për shkak se aeroporti po përballet me një kaos të ri.
"Mbrëmjen e 3 tetorit, Kontrolli i Trafikut Ajror Gjerman (DFS) kufizoi operacionet e fluturimit në Aeroportin e Munihut si masë paraprake për shkak të pamjeve të pakonfirmuara të dronëve dhe i pezulloi ato deri në njoftim të mëtejshëm”, njoftoi të premten në mbrëmje Aeroporti i Munihut, transmeton Klankosova.tv.
"Një dron u vu re në të njëjtën kohë në pistën veriore dhe jugore. Gjatë shikimit, dronët u kthyen menjëherë dhe u zhdukën, kështu që nuk mund të identifikoheshin”, tha zëdhënësi i Policisë Federale, Borowik.
Sipas aeroportit, 23 fluturime hyrëse u devijuan, 12 fluturime për në Munih u anuluan dhe 46 nisje nuk mundën të vazhdonin sipas planit; ato u anuluan ose u shtynë deri më 4 tetor (të shtunën).
[caption id="" align="alignnone" width="992"]

Punonjësit e aeroportit shpërndajnë dyshekë me ajër për pasagjerët që duhet të kalojnë natën në terminal.[/caption]
Në total 6500 pasagjerë mbetën të bllokuar. /Klankosova.tv

●●●
VZSHKRIMI NGA
Vanesa Zhugolli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.