Sofia Todoroviq, drejtoreshë në YIHR në Serbi, ka thënë se nuk është lajm për serbët pretendimi i një dokumenti të Rusisë se 1 nëntori do të jetë fundi i pushtetit të Aleksandar Vuçiqit, presidentit të Serbisë.
Në emisionin “Info Magazine” në Klan Kosova, ajo ka deklaruar se këto pretendime po bëhen për të demotivuar njerëzit në Serbi.
“Sa i përket pretendimeve ruse se sot jetësohet ajo që quhet ‘Revolucioni me ngjyrë’, kjo nuk është hera e parë që Aleksandar Vuçiq, partia e tij përparimtare dhe partnerët e tyre të koalicionit e citojnë apo mbështeten në burime ruse. Shumë herë atë që po ndodh nëpër rrugët e këtij vendi ata e kanë përshkruar si ‘Revolucion me ngjyrë’.”
“Në Serbi ky nuk është lajm dhe gjërat duhet të vihen në kontekst. Ata që protestojnë as që dëgjojnë për këso gjërash. Këto pretendime bëhen për të shkaktuar panik dhe për të demotivuar njerëzit që të protestojnë në paqe dhe të kërkojnë drejtësi,” ka thënë Todoroviq. /Klankosova.tv
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.