Të martën toka regjistroi numër historik të popullsisë. Kombet e Bashkuara shpallën 15 nëntorin si “Ditën e Tetë Miliardë Banorëve”. E India pritet të zëvendësojë Kinën si kombi më i populluar në botë, vitin e ardhshëm.
Gjatë tre dekadave që vijnë, pritet të rritet më shumë edhe popullsia e Afrikës Perëndimore. Atje njerëzimi po rritet me 2.5% - më shumë se trefishi i mesatares globale. Kështu, Nigeria do të zë vendin e katërt në botë si shteti më i populluar pas Indisë, Kinës dhe Shteteve të Bashkuara.
Mirëpo, rritja e shifrave sipas OKB-së paraqet sfida në eliminimin e varfërisë dhe në ofrimin e arsimimit, lehtësirave shëndetësore e vendeve të punës.
Raporti i organizatës mbi Perspektivat e Popullsisë Botërore 2022 thotë gjithashtu se rritja e popullsisë globale ra nën 1% në vitin 2020 për herë të parë që nga viti 1950.
https://www.youtube.com/watch?v=q0sU2MJR_yQ
●●●
LISHKRIMI NGA
L I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.