Lajmet e fundit

Qyteti i vetëm amerikan që arriti në Top 10 ishte kryeqyteti Washington DC,i renditur i 7-ti. Ndërsa Çikago ishte në vendin e 11-të.
Raporti i SCI mbi sigurinë e qyteteve përfshin edhe çështje të tilla si terrorizmi dhe ndryshimi i klimës.
Gjithashtu u analizuan shërbimet e emergjencës në qytete, mjetet e transportit, siguria në raste katastrofash dhe gatishmëria në rastet e sulmeve kibernetike. Hong Kong, që mbajti numrin 9 në listë në vitin 2017, zbriti në vendin e 20 këtë vit.
Qytetet më të sigurta në botë për vitin 2019:
1. Tokio, Japoni
2. Singapore, Singapor
3. Osaka, Japoni
4. Amsterdam, Holandë
5. Sydney, Australi
6. Toronto, Kanada
7. Washington DC, SHBA
8. Kopenhagen, Danimarkë
9. Seoul, Koreja e Jugut
10. Melbourn, Australi