Njëra nga auto-ambulancat e Mitrovicës ardhjen nuk e pati të vështirë prej këtij qyteti për në Emergjencën e QKUK-së rreth orës 14 të së premtes.
Por shumë të vështirë e pati rrugën gjatë mëngjesit kur Prishtina u kaplua nga kaosi total i komunikacioni dhe udhëtimi urgjent iu zgjati një orë për dallim që në orët e pasdites për rrugën e njëjtë bën vetëm 20 minuta.
Telashe nuk pati as edhe një automjet tjetër i urgjencës i ardhur nga Lipjanit në mesditë, teksa vozitësi i këtij automjeti tregon se transfere për në Prishtinë nuk kanë pasur gjatë bllokadës.
Për mrekulli, në këtë ditë testimi rrugës, Urgjenca e Prishtinës, po del se nuk ka pasur raste me urgjencë të madhe.
Sipas mjeku Isuf Bajrami i cili punon në Urgjencën e qytetit këta i'a ka lehtësuar dukshëm ndarja e lokacioneve me auto-ambulanca.
Derisa mjeku Bajrami thekson se është shumë e rëndësishme që institucionet gjegjes të bëjnë investim në një trase të veçantë rrugorë, e cila do të iu shërbente vetëm automjeteve emergjente.
Megjithatë ky mantelbardh tregoi se vonesa ka pasur të stafit shëndetësorë gjatë ardhjes në punë.
https://www.youtube.com/watch?v=UdUE2q8fh6k
●●●
BSHKRIMI NGA
BM
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.