Serbët e Leposaviqit po duan që kryetari i ri i kësaj komune, Lulzim Hetemi, të lirojë zyrën ku hyri që nga e hëna, pasi sipas tyre, nuk ka legjitimitet.
Disa nga ta të maskuar, nuk durojnë të xhirohen nga mediet kosovare. Acarimi me gazetarë vazhdoi të martën duke hedhur vezë në drejtim të tyre e duke dëmtuar një kamerë.
Por, inati me mediumet nuk mbaroi me kaq. Edhe dy vetura me gazetarë të televizioneve nga Shqipëria u sulmuan qindra metra larg protestës. Ndryshe nga e hëna, të martën trupat dhe makineria e KFOR-it amerikan u zëvendësuan me ata italianë.
Prijësit e tyre, ish-deputeti, Slavko Simiq, e ish-kryetari Leposaviqit, Zoran Todiq, kanë kaluar kordonin e sigurisë për të dialoguar me paqeruajtësit, por dolën shterpë.
Demonstruesit këtë kohë e shfrytëzuan që barrikadat e hekurta t'i mbulojnë me flamujë të Serbisë. U vendosën edhe pengesa që veturat të mos depërtojnë kah masa. Të tjerë, protestën të martën po e bënin në mënyrë më komforte.
Veç për hije, çadrat e mëdha i shfrytëzuan edhe kur pasdite ra shi, gjë që pakësoi numrin e qytetarëve.
https://www.youtube.com/watch?v=sNqT94E2X5I
klankosova.tv
●●●
HSHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.